NBA merr vendimin historik, nuk ndodhte prej 38 vitesh

Basketboll 14 Maj 2020 20:53

Një ndryshim epokal dhe një rikthim në të shkuarën. NBA ka zyrtarizuar se duke nisur nga sezoni 2021-2022 do të përdorë topat e basketbollit të kompanisë “Wilson”, duke braktisur kompaninë “Spalding”, me të cilën ka bashkëpunuar 38 vitet e fundit.

Për herë të fundit që NBA ka përdorur topat “Wilson” ka qenë viti 1983. Me këto topa NBA ka luajtur në 37 edicionet e saj të para.

Pra, NBA do të rikthehet në topin që ka përdorur në fillimet e historisë së saj.

Ekipet do të kenë mundësi të njihen dhe ambientohen me topin e ri që këtë verë, në turnetë që do të organizohen (në rast se nuk do të ketë probleme me coronavirus në Amerikë).

NBA i ka kërkuar kompanisë “Wilson” që të prodhojë topa sa më cilësorë.

-->