NBA – mësohen të gjitha çiftet e Play-Offit

Basketboll 11 Prill 2019 12:00

Pas përfundimit të ndeshjeve sot në mëngjes, u caktuan të gjitha çiftet që do të garojnë në Play Ofn 2018/19 në NBA.

Milwaukee Bucks e përfundoi stinorin e rregullt në maje të Lindjes, derisa në Perëndim Golden State Warriors.

Në këtë Play Off nuk do të jetë super ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, pasi që skuadra e tij e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e dhjetë.

Përballjet në Konferencën e Lindjes janë këto: Milwaukee Bucks – Detroit Pistons, Boston Celtics – Indiana Pacers, Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets dhe Toronto Raptors – Orlando Magic.

Ndërsa në Konferencën Perëndimore: Golden State Warriors – Los Angeles Clippers, Houston Rockets – Utah Jazz, Portland Trail Blazers – Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets – San Antonio Spurs.

Play Off do të fillojë me dy ndeshje më 13 prill: Philadelphia – Brooklyn Nets (20:30) dhe Toronto Raptors – Orlando Magic (23:00).