NBA Playoffs janë pranë – ja si pëfundoi sezoni i rregulltë

NBA 12 Prill 2018 16:55

Ka përfuduar sezoni i rregulltë në NBA, dhe ekipet 16 ekipe janë kualifikuar për NBA “Playoffs”. Befasia e këtij sezoni sa i përket dominimit të NBA gajtë sezonit të rregulltë ishin Houston Rockets.

Rockets janë ekipi me bilancin më të mirë në NBA me 65 fitore dhe 17 humbje kështu duke eklipsuar kampionin aktual Golden State Warriors. GSW kanë përfunduar sezonin me 58 fitore dhe 24 humbje, kështu duke regjistruar sezonin më të dobët në katër vitet e fundit.

Në konferencën lindore ka pas më shumë konkurrencë për vendin e parë, pasi që Toronto Raptors dhe Boston Celtics gjatë tërë sezonit kanë luftuar për pozitën e më të mirit. Në fund Raptors arritën të kenë në avantazh fushën e vendasit për “Playoffs”, pasi kanë siguruar vendin e parë në konferencën lindore.

Këtë sezon ka pësuar rënje të madhe Cleveland Cavaliers të cilët kanë përfunduar të kartërtit në konferencën lindore. Pas shumë probleme që kishin në fillim të sezonit, ata në pjesën e dytë kanë arritur të këndjellën dhe do të tentojnë finalen ë katërt radhazi në NBA Playoffs.

Philadelphia 76ers, ka disa vjet që kanë nisur kampanjën “besoni në proces”. Skuadra nga Filadelfia, këtë sezon ka arritur në radhitet e treta në konferencën e lindjes kështu duke për kthesën me të lartë të në këtë sezon. Vitin e kaluar Sixers kanë përfunduar të parafundit në tabelën e lindjes, mirëpo këtë sezon ata janë rikthyer të tretit.

NBA Playoffs fillojnë më 14 Prill, me ndeshjet e parë mes kampionit aktual Golden State Warrios dhe San Antonio Spurs, ndërsa edhe konferenca lindore fillon me këtë datë mes Toronto Raports dhe Washington Wizards.

Ndeshje tjera fillojnë të dielën. /Insporti.com

Tabela nga Konferenca Lindore:

Tabela nga Konferenca Perendimore: