NBA Playoffs në delir – 15 sekondat më të çmendur (VIDEO)

Basketboll 15 Prill 2018 21:26

Në ndeshje e konferencës lindore mes Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks, është shënuar koshi më i rëndësishëm deri më tani në Playoffs.

Rezultati ishte 96-93 kur Antentokoumpo pasoi tek Brogdon, i cili shënoi për tre pikë për të barazuar rezultatin në 96-96.

Menjëherë reagoi Bosotn me 3 pikësh. Dukej se Boston Celtics do ta fitonin ndeshjen e parë kundër Bucks në playoff,  pasi kishin shënuar tre pikësh nëpërmjet Terry Rozier.

Në orën e ndeshje kishte mbetur edhe gjysmë sekondi kur Khris Middleton ka shënuar nga 10 metra, për të barazuar rezultatin në 99-99.

Ndeshja ka shkuar në kohën shtesë, ku Boston Celtics arriti të fitoi me rezultat 113-107, për të shënuar fitoren e parë kundër Bucks. /Insporti.com