NBA pritet ta ndëshkojë rëndë LeBron James – goditi me bërryl basketbollistin kundërshtar

Basketboll 22 Nëntor 2021 21:00

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James u përjashtua nga ndeshja ndaj Detroit Pistons, kjo për shkak se goditi me bërryl në fytyrë basketbollistin kundërshtar, Isaiah Stewart.

Pavarësisht faktit se ai nuk ka reputacion për gjëra të tilla dhe faktit se në video shihet se mund të ketë qenë aksidentale, pasi të dy lojtarët po luftonin për të marrë topin, NBA pritet ta ndëshkojë rëndë LeBron James-in.

James sapo ishte rikther nga një mungesë prej tetë ndeshjeve për shkak të lëndimit dhe tani do të mungojë edhe më shumë, varësisht nga ndëshkimi që do t’i jape NBA.

Stewart gjithashtu do të penalizohet për veprimet e tij, që bien ndesh me kodin e NBA-së dhe Pistons do ta humbasin atë për disa ndeshje po ashtu. Ende mbetet e paqartë se kush do të ndëshkohet më shumë, me James që pretendon se goditja me bërryl ishte aksidentale.

-->