NBA rifillon me këtë datë

Basketboll 29 Maj 2020 23:04

Tashmë ka një datë për rifillimin e sezonit në NBA.

Shams Charania ka njoftuar për datën e re të rifillimit të NBA, bazuar në mbledhjen e zhvilluar së fundmi.

Komisioneri i garave të NBA, Adam Silver, si dhe zyrtarët e bordit të ligës, kanë thënë se korriku 31 është synimi për rifillimin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Tashmë do të pritet vetëm edhe konfirmimi nga autoritetet shëndetësore të vendit, sa i përket protokollit të garave.

Skuadrat e NBA veçse kanë filluar të stërviten, kurse plani për kalendarin e sezonit të rregullt dhe ‘Play Off’ nuk është akoma i qartësuar.  

-->