NBA: Tre lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Basketboll 22 Prill 2021 15:52

NBA po vazhdon të zhvillohet normalisht, ku kontrollet anti-Covid janë bërë përditshmëri për lojtarët, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën.

Nga 480 testet e fundit të kryera gjatë kësaj jave, mësohet se 3 basketbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nuk dihet ende se cilët janë këta lojtarë dhe me cilët ekipe luajnë. Lajmin e konfirmoi NBA përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, duke shtuar se këta lojtarë janë njoftuar dhe janë karantinuar. /Insporti.com/

-->