Ndahet nga jeta kampioni i aeronautikës, Hizdri Gubetini

Sporte të tjera 05 Dhjetor 2021 14:53

Është ndarë nga jeta kampioni i aeronautikës, Hizdri Gubetini.

Lajmin e ka bërë të ditur KOK.

Më poshtë telegrami ngushëllimit i Presidentit i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqit.

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kampionit të aeronautikës, Hizdri Gubetini🙏

E nderuara familja Gubetini

Me dhimbje dhe pikëllim të madh morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të kampionit të aeronautikës, Hizdri Gubetini.

Në kohën kur Hizdriu po rendiste sukseset në garat e paragllajdizmit në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar denjësisht aeronautikën dhe vendin tonë, ai na la përgjithmonë.

Hizdriu ishte instruktor, sportist i dalluar, kontribues i sportit, inspirim për gjeneratat e reja dhe i afërt me të gjithë.

Ndarja e tij nga jeta do të lë mangësi tek sportistët e rinj, për të cilët ishte frymëzim se si me punë dhe përkushtim arrihen sukseset.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës Aeronautike të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

Me respekt,
Ismet Krasniqi
President i Komitetit Olimpik të Kosovës”

Edhe pse mjeshtëria e fluturimeve në lartësitë e qiellit bart në vete rreziqe të shumta për jetën, Hizdriu asnjëherë nuk është zmbrapsur nga ky aktivitet i rrallë sportiv në vendin tonë.

Ai në kushte tepër të rënda pune, fal këmbëngulësisë dhe dëshirës për ta masivizuar edhe jashtë trojeve tona Aeronautikën, ka përballuar dhe sfiduar probleme nga më të ndryshmet.

Vetëmohimi dhe puna e pandërprerë bënë që Gubetini të stoliset me trofe të shumta, si në garat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

-->