Ndërpritet gara e Formula 1, përplasje e rëndë e Bottas dhe Russell

Formula 1 18 Prill 2021 16:18

Në raundin e 31-të të garës së sotme të Formula 1 ka ndodhur një përplasje e frikshme ndërmjet pilotëve Valteri Bottas  (Mercedes AMG) dhe George Rusell (Williams), duke bërë që të shfaqet flamuri i kuq në Grand Prix e Italisë, raporton Insporti.com.

Për fat të mirë të dy pilotët kanë shpëtuar pa lëndime, por formulat e tyre janë shkatërruar.

Bottas është pilot i skuderisë së Mercedes AMG, ka goditur Russellin gjatë tentimit për ta tejkaluar atë.

Russell ka shkuar te Bottas për të shikuar gjendjen e tij dhe po ashtu është dëgjuar në radio duke thënë se “çfarë dreqi është duke bërë Bottas”.

Tashmë, gara do të ndërpritet për disa minuta deri sa të largohen formulat nga pista “Imola”. /Insporti.com/

-->