Ndërpritet përkohësisht gara në Abu Dhabi – aksident i tmerrshëm

Formula 1 25 Nëntor 2018 14:31

Gara për Shpërblimin e Madh të Abu Dhabit në Formula 1 është ndërprerë për shkak të një aksidenti shumë të rëndë që ka ndodhur në rrethin e parë.

Shoferi i ekipit Renault Nico Hulkenberg doli nga shtegu dhe me shpejtësi të madhe bolidi i tij u përplas për barriere, por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime edhe pse bolidi në disa pjesë të tij u përfshi edhe nga flakët.

Por në saje të intervenimit të shpejtë të kujdestarëve të shtegut, por edhe sigurisë së madhe që e kanë bolidët modern, Hulkenberg shpëtoi, kurse gara iu kthye normales pas vetëm disa rrathëve të kaluara prapa Automobilit të Sigurisë.