Ndërpritet lufta e Majlindës – fitore dramatike e saj në fund

Sporte luftarake 26 Gusht 2019 13:49

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Tokio 2019”, raporton Insporti.com.

Kelmendi e fitoi luftën ndaj xhudistes portugeze, Joana Ramos në ripasazh.

 

Në minutën e parë lufta u ndërpre për shkak të një lëndimi që Majlinda ia shkaktoi aksidentalisht Ramosit në hundë.

Majlinda u tregua e kujdesshme gjatë vazhdimit të luftës dhe ishte tejet fairplay me xhudisten portugeze.

Por, pas disa minutave lufta vazhdoi të cilën e fitoi Kelmendi për shkak të tri penalizimeve që xhudistja portugeze i mori dhe pasivitetit të saj.

Kujtojmë se në ditën e parë të këtij kampionati Kosovës ia fitoi medaljen e bronztë edhe Distria Krasniqi në kategorinë -48 kilogramë.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Kelmendi vs Ramos – ndërprehet lufta

Majlinda aksidenatalisht godet ne hundër kundërshtarenSjellja dhe fair playi i saj janë shembullorë

Gepostet von Insporti am Montag, 26. August 2019

 

-->