Ndërpritet ndeshja e kampionatit shqiptar për këtë arsye

Futboll 27 Gusht 2019 20:51

Ndërpritet në minutën e 22 ndeshja e vlefshme për javës e dytë të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Teutës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Shkak për ndërprerjen e ndeshjes janë bërë disa problem me prozhektorët e stadiumit. Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes rezultati ka qenë 0-0.

Nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com duket se lojtarët e kanë shfrytëzuar këtë moment që të çlodhen .

-->