Ndërpritet ndeshja Granada – Manchester United, një person futet nudo në fushë
Futboll
08 Prill 2021
21:15

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Granadas dhe Manchester United, çerekfinalja e parë në kuadër të Europa Ligës.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 5-të, për shkak se një tifoz hyri nudo në fushë duke vrapuar. Kamerat e kapen pjesën e fillimit por më vonë u fokusuan te lojtarët.
Ky moment ishte më epik duke marr edhe parasysh se tifozët nuk lejohen në stadium shkaku i pandemisë Covid-19.
Kjo është ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Granadas dhe Manchester United, e dyta kthyese luhet pas një jave në “Old Trafford”. /Insporti.com/