Ndërpritet ndeshja ndërmjet Newcastle United dhe Tottenham – kjo është arsyeja
Futboll
17 Tetor 2021
18:19

Është ndërprer ndeshja në mes Newcastle United dhe Tottnehma, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës.
Mësohet se arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes nga gjyqtari anglez, Andre Mariner, është për shkak se një fans në tribunat e stadiumit “St James Park” ka kollapsuar pas një ataku kardiak në zemer, shkruan Insporti.
Takimi u ndërpre në minutën e 41’të, ku rezultati deri në atë moment ishte 1-2 në të mirë të Tottenham.
Pjesa e parë është pezulluar dhe lojtarët e të dy ekipeve kanë shkuar më herët në dhomat e zhveshjes. /Insporti.com/