Ndërrohet data e Kuvendit të FBK-së

Basketboll 25 Shkurt 2018 13:05

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar delegatët dhe opinionin se për shkak të angazhimeve të mëdha më 04.03.2018 (e diel), kur edhe janë në program ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat, ka vendosur të ndryshoj datën e mbajtjes së Kuvendit të Punës.

“Kuvendi i Punës i FBK-së do të mbahet më 03.03.2018 (e shtunë) në hotel “Solid” në Suharekë prej orës 17:00, ndërsa pas përfundimit të Kuvendit, FBK ka organizuar një darkë të përbashkët për delegatët e pranishëm dhe mysafirët e tjerë të Kuvendit” thuhet në njoftimin e FBK-së.

FBK në këtë Kuvend od të paraqesë raportin e punës dhe raportin financiar për vitin 2017, planin e punës dhe atë financiar për këtë vit.

Siç dihet FBK sivjet ka fituar të drejtën e organizmit të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, që zhvillohet në korrik në Prishtinë.

-->