Ndërron jetë babai i Khabibit, pas goditjes në tru dhe infektimit me Covid-19

Sporte luftarake 03 Korrik 2020 14:10

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i ylli të UFC-së Khabib, ka ndërruar jetë pas disa probleme serioze shëndetësore, të cilat iu përkeqësuan pas infektimit me virusin Covid-19.

Sipas mediumit rus Life, ai ishte ende duke u shëruar nga një goditje në tru dhe infektimit nga Covid-19, probleme këto për të cilat ishte shtruar në repartin e kujdesit intensiv në spital.

 Khabib kishte zbuluar në qershor se ai po e vizitonte babanë e vet në spitalin ushtarak në Moskë çdo ditë.

“Ai është në gjendje serioze, është në kujdes intensiv”, kishte thënë Khabib.

Abdulmanap, i cili njihet si trajner legjendar në artet e përziera parciale, kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji maj.

-->