Ndërron jetë futbollisti i skuadrës shqiptare në një aksident, ishte duke vozitur 200km/h

Futboll 14 Dhjetor 2019 13:19

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë i ka marre jetën një te riu.

Policia konfirmoi se viktime mbeti drejtuesi i mjetit. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes.

Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit, teksa ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

safe_image

 

Korespondentja e Panorama bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.

 

-->