Ndërron jetë ish-boksieri kosovar
Boks
15 Mars 2019
12:02

Ish-boksieri i njohur kosovar, Haki Gashi ka ndërruar jetë të enjten.
Ai ka qenë një prej themeluesve të klubit të suksesshëm të boksit, Gollaku, derisa edhe vetë ka qenë një sportist i dalluar.
Trajneri i Gollakut, Besim Brahimi, e ka kofirmuar lajmin në rrjetet sociale.
“Me dhimbje morrem lajmin per vdekjen e ish bokserit së gjenerates së artë dhe një prej themelus te klubit të Boksit Gollaku i cilli ish nje puntor i madh i sportit ton fisnik ndjem dhimbje te thell edhe ne si klub per humbjen e njerit prej themelusit te klubit ton. Ngushllime”, ka shkruar ai në Facebook. /Insporti.com/