Ndërron jetë ish-lojtari i Real Madridit

Futboll 19 Prill 2020 23:49

Ish-lojtari i Real Madrid Aurelio Campa ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, ka bërë të ditur klubi madrilen.

Ai luajti si mbrojtës dhe ishte një pjesë kryesore e ekipit të Real Madridit që fitoi dy kampionate të njëpasnjëshme të ligës në 1954 dhe 1955, ai gjithashtu fitoi një Kupë Latine me Los Merengues.

I lindur në kryeqytetin spanjoll më 1933, Campa ka luajtur për Real Betis, CD Badajoz, Granada dhe Las Palmas.

Real Madrid publikoi një deklaratë në faqen zyrtar etë klubit për të konfirmuar lajmin dhe për t’i shprehur ngushëllimet familjes.

“Real Madridi, presidenti i saj dhe Bordi i Drejtorëve janë të trishtuar thellësisht nga vdekja e Aurelio Campa, i cili ishte lojtar për klubin tonë gjatë sezoneve 1953/54 dhe 1954/55”, thuhet në deklaratë.

-->