Ndërron jetë ish-portieri i Dritës

Futboll 07 Gusht 2020 21:50

Sot në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë ish-portieri i C.Zvezdës e FC Dritës Ismet Bajrami.

Ish-portieri Ismet Bajrami njëherit ishte edhe si punëtorë sportiv në FC Drita në kohërat më të vështira gjatë pavarësimit të sportit që nga viti 1990.

Ai në FC Drita ishte sekretar i klubit dhe arkëtarë. ai në ndërkohë ka ndihmuar edhe me mjete financiare FC Dritën gjatë viteve të 90-ta.

Ish-portierin dhe qytetarin e ndershëm Ismet Bajrami-Ramqi, do ta përkujtojmë si njeri dhe sportist të shkëlqyeshëm që la gjurmë tek shumë gjenerata.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër.

-->