Ndërron jetë legjenda e basketbollit amerikan

Basketboll 02 Qershor 2020 20:56

Basketbollisti legjendar amerikan, Wes Unseld, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja dhe ish klubi i tij, Washington Wizards.

Anëtari i “Halle Of Fame” kishte filluar karrierën në NBA në vitin 1968.

Gjatë karrierës së tij, ai arriti shumë suksese, duke u zgjedhur basketbollisti më i mirë në NBA në vitin 1978, ku edhe udhëhoqi Washington Wizards drejt titullit, shkruan lajmi.net.

Ai u pensionua nga basketbolli në vitin 1981, ku më pas punoi si trajner te Washington.

Skuadra amerikane njoftoi se Unseld vuante nga sëmundje të ndryshme, dhe në ditët e fundit kishte pneumoni.

-->