Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Futboll 02 Mars 2021 10:58

Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklyt në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

Ai p[o ashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij nga fëmijëria, Motherwll, po ashtu ishte edhe te Portsmouthi.

St John shënoi fituesin për t’i dhënë Liverpool titullin e parë të Kupës FA kundër Leeds në 1965

St John shënoi fituesin për t’i dhënë Liverpool titullin e parë të Kupës FA kundër Leeds në 1965

Liverpooli njoftoi për vdekjen e tij në një postim ku thuhet: “Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë të Anfield, Ian St John”.

“Mendimet e të gjithëve në Klubin e Futbollit Liverpool janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë.”

John ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin në prostatë.

Ai gjithashtu përfaqësoi Skocinë 26 herë dhe u kthye në atdheun e tij për të menaxhuar Motherwell

-->