Ndërron jetë nga kanceri prezantuesja e njohur në moshën 51 vjeçare
FASK
18 Mars 2021
09:44

Ish prezantuesja e emisonit të njohur Top Gear, Sabine Schmitz, e njohur për faktin si fituesja e vetëm femër e garës 24 orëshe të Nurburgringm, ka vdekur në moshën 51 vjeçare, transmeton Insporti.
Schmitz kishte zbuluar vitin e kaluar se vuante nga kanceri që nga viti 2017.
Ajo ishte bërë sinonime me garën e Nurburgring Nordschleife, në Gjermani, e cila njihet si gara më e vështirë në botë.
Schmitz ishte bërë pjesë e emisionit të njohur britanik “Top Gear” në vitin 2016, së bashku me Chris Evans./Insporti.com/