Ndërron jetë notari shqiptar sapo e mbaroi garën

Sporte tjera 08 Shtator 2019 14:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës para pak minutash.

Raportohet se një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të notit, të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.

Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë dhe e ka transportuar në spital, por ka qenë tepër vonë, për notarin i cili ka ndërruar jetë.