Ndeshja e shekullit, Bayern 8 – 2 Barcelona

Futboll 14 Gusht 2020 22:50

Është mbyllur takimi çerekfinale i Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Barcelonës, transmeton Insporti.

Ekipi i Hansi Flick është kualifikuar në gjysmëfinale pas një paraqitje fantastike në të cilën e dominuan Barcelonën gjatë 90 minutave.

Gjermanët “shkelën” Barcelonën me rezultat sureal 8-2.

Goli i parë erdhi nga Thomas Muller i cili shënoi në minutën e 3-të të takimit. Nuk vonoi shumë dhe Bayerni shënoi përsëri por këtë herë në portën e gabuar përmes David Alabas.

Golat fluturan me Perisic, Gnabry, Muller përsëri vetëm në pjesën e parë.

Barcelona shënoi në pjesën e dytë me Luis Suarez por Bayerni realizoi edhe katër gola të tjerë me Kimmich, Lewandowski dhe Coutinho dy herë.

Me këtë fitore Bayern Muncheni kualifikohet në gjysmëfinale ku do ta pres fituesin e çiftit Manchester City – Lyon./Insporti.com/

-->