Ndeshja e shtatë përcaktuese për fatin e 76ers – Raptors

Basketboll 10 Maj 2019 08:47

Philadelphia 76ers ka barazuar serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes ndaj Toronto Raptors.

76ers mposhtën në takimin e gjashtë Raptors me rezultatin 112:101, për ta barazuar serinë në 3:3.

Figura kryesore për vendësit ishte Jimmy Butler me 25 pik, tetë asistime dhe gjashtë kërcime.

U dallua edhe Ben Simmons me 21 pikë e tetë kërcime.

Ndërkohë qendra Joel Embiid e mbylli takimin me 17 pikë e 12 kërcime.

Tek mysafirët Kawhi Leonard ishte më efikasi me 29 pikë, 12 kërcime e pesë asistime, ndërsa Pascal Siakam e mbylli ndeshjen me 21 pikë.

Finalisti nga kjo ndeshje do të vendoset në ndeshjen e shtatë në “Scotiabank Arena” në Kanada./Insporti