Ndeshja me Andorrën, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Futboll 14 Nëntor 2019 09:15

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje takimin e parafundit eliminatore për “Euro 2020” kundër Andorrës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri Edoardo Reja i kushtëzuar nga dëmtimet dhe mungesat me shumë gjasa do t’i qëndrojë besnik modulit 3-5-2.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha. Në prapavijë Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Në mesfushë nga krahët Roshi e Memolla, në qendër Bare, Ramadani dhe Ndoj.

Në majën e sulmit pas mungesës së Sadikut dhe Cikalleshit do të luajnë Manaj dhe debutuesi Kamberi. Ky të paktën është formacioni i mundshëm duke iu referuar edhe taktikave që ka përdorur Reja gjatë këtyre ditëve në stërvitje.

-->