Ndeshja ndaj Hungarisë, Reja: Ja pse nuk luan Broja

Futboll 05 Shtator 2021 11:02

Trajneri Edy Reja, dha këtë shpjegim për mungesën e Brojës:

Pse nuk luan Broja? E kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë se ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë. Duhet të bëj një analizë dhe të shoh gjendjen e lojtarëve për formacionin startues nesër.

Për të dyja kombëtaret është ndeshje vendimtare për të synuar deri në fund vendin e dytë në renditje. Anglia është favoritja kryesore e grupit, ne të tjerët luajmë për vendin e dytë. Në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri. Objektivi ynë është se s’bën fitorja. Në shtëpi duhet të fitojmë çdo ndeshje për t’i mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Botëror.

A jam konsultuar me Uzunin për Hungarinë, meqë luan atje? Në botën e sotme nuk ka nevojë të flas me Uzunin se si është Hungaria apo si luan. Ne kemi një staf që bën analiza, Hungarinë e pamë në Europian. Mund të flas me Uzunin për Ferencvaros, jo për Hungarinë. Uzuni ka shanse të luaj titullar nesër, është shumë i motivuar. Mund të luajë ndaj hungarezëve, por do të shoh deri nesër, sepse nuk e kam vendosur formacionin.

-->