Ndeshja Suedi-Angli, bëhet shkas që Ibrahimovic e thumboi Beckhamin

Futboll 05 Korrik 2018 12:51

Përballja në çerekfinale në mes të Suedisë dhe Anglisë, ka shkaktuar deklarata nga dy legjendat e këtyre dy kombëtareve, Zlatan Ibrahimovic dhe David Beckham.

Pasi Suedia e kaloi Zvicrën në 1/8-ën e finales dhe avancoi në çerekfinale, Ibrahimovic beson se suedezët mund të shkojnë deri në finale, e pse jo edhe ta fitojnë gjithë kompeticionin.

Ibra, ka deklaruar në një intervistë, se me lojën që po shfaq përfaqësuesja e Suedisë, ajo mund edhe ta fitojë gjithë Botërorin.

“Janë një skuadër e vështirë për t’u mposhtur dhe për t’i shënuar gola madje. Nëse vazhdojnë kështu, Suedia ka gjasa shumë të mira në këtë Botëror”, tha Ibrahimovic.

36 vjeçari që luan te LA Galaxy, thotë se tani në këtë fazë ku gjendet skuadrat, përpos se a luan mirë një kombëtare a po jo, llogaritet edhe aspekti psikologjikë i lojtarëve sepse është çerekfinalja.

“Skuadra e cila do të arrijë t’i kontrolloj më së miri emocionet e saj, do të ketë përparësi tash e tutje. Unë jam suedez dhe kam besim te kombëtarja suedeze se do ta mposht Anglinë. Kur kjo të ndodh, kam dëshirë ta dëgjoj pastaj se çfarë ka për t`më thënë David Beckham”, deklaroi Ibrakadabra.

Normalisht se Ibra këtë e tha në shaka, pasi ai ka raporte shumë miqësore me Beckham, me të cilën përveç se kanë qenë bashkëlojtarë në të kaluarën, ata mbajnë raporte shumë të mira edhe jashtë fushës.

Megjithatë, pa marrë parasysh se si do të përfundojë ndeshja, me fitoren ose humbjen e Suedisë, Ibrahimovic thotë se i gjithë populli suedez është prapa futbollistëve të përfaqësueses dhe ndjehet krenar me ta, e kështu edhe do të vazhdojë të jetë, pa marrë parasysh epilogut të ndeshjes kundër Anglisë. /Insporti.com

-->