‘Paqe’ mes tensioneve në “Old Trafford” – Video

Futboll 30 Shtator 2019 22:55

Përballja mes dy rivalëve të vjetër, Manchester United e Arsenal, nuk prodhoi fitues.

Takimi ndërmjet dy kundërshtarëve rivalë të Premierligës u mbyll me barazim 1:1 në “Old Trafford”, shkruan Insporti

‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Topçinjtë’ po luftojnë për një vend në top 4-she, në këtë edicion të Premierligës.

Golat e ndeshjes u realizuan nga Scott McTominay e Pierre-Emerick Aubameyang, në secilën pjesë.

Arsenali me këtë barazim tani është ngjitur në pozitën e 4-t me 12 pikë pas 7 xhirove, kurse Manchester Unitedi me 9 pikë mban pozitën e 10-të në tabelë. /Insporti.com/