Ndeshja Tirana –Prishtina u ndërpre në fund, shkak një mysafir i pa ftuar

Futboll 05 Gusht 2018 22:36

Prishtina dhe Tirana sonte e zhvilluan një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë, shkruan Insporti.

Prishtina fitoi me rezultatin 3:1.

Prishtinasit të tre golat i shënuan përmes mesfushorit Meriton Korenica në pjesën e parë ndërkohë që Tirana në pjesën e dytë e shënoi golin e nderit përmes Albi Dokës.

Ndryshe, ndeshja u ndërpre pwr disa sekonda nga njw mysafir i paftuar. Shkak u bë një qen, i cili u fut në fushën e stadiumit ‘ Selman Stërmasi’.

Takimi në fjalë u ka shërbyer të dy trajnerëve, Mirel Josa  – Prishtina dhe Ze Maria – Tirana, për ta parë formën e futbollistëve në prag të kampionatit. /Insporti.com/

qeni ne fushe

-->