Ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, klubit serb i arrin një letër nga FIFA

Futboll 08 Tetor 2019 22:04

Klubi serb, Crvena Zvezda ka publikuar një letër që ka arritur në adresë të tij dhe në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo për shkak të ndeshjes së paraparë të zhvillohet në veri të Kosovës mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës.

Takimi është paraparë të zhvillohet nesër në orën 14:00, por ende nuk dihet se a do të zhvillohet për shkak të tensioneve nga pala shqiptare, shkruajnë mediet serbe.

Autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen lojtarëve të Zvezdës në kufi më herët.

Ndeshja Trepça - Crvena Zvezda, klubit serb i arrin një letër nga FIFA

 

Klubi serb është ankuar në autoritetet e FIFA-s, që kishte thënë se ndeshja nuk duhet të luhet në Beograd, por në Zveçan për shkak të pikës 107 të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në çështjen ndaj UEFA-s, në lidhje me Kosovën dhe anëtarësinë e saj në organizatën evropiane dhe atë botërore.

Në Kosovë pretendojnë se kjo letër nuk ka arritur, shkruajnë mediet serbe.

Image

 

Ndërkohë, lojtarët e Zvezdës janë vendosur në Mitrovicë, ku do të kalojnë natën të martën./Zëri