Ndeshja zgjati vetëm 1 minutë: Ish-mbrojtësi i Liverpool e pëson keq, pasi e sfidoi kampionin e MMA-së

Boks 22 Mars 2021 23:40

Nuk dihet arsyeja e zgjedhjes së sportit të MMA-së, por Dejan Lovren, ish-mbrojtësi i Liverpool dhe aktualisht pjesë e Zenit Shën Petersburg në Rusi ka vendosur të provojë një sport ku kërkon forcë.

Kroati vendosi të sfidojë një legjendë si Mirko “Cro Cop” Filipovic; por rezultati i takimit u pa qartë nga video që menjëherë u bë virale. Lovren u detyrua të dorëzohej në më pak se një minutë nga lëvizjet e afta të kundërshtarit, i cili e vendosi mbrojtësin në tokë.

Postimi i Loveren mori shumë komente në postimin e tij. Ndër të tjera kishte ato të Brozovic, Modric, Emre Can, Subasic, Vrsaljko dhe gjithashtu të Zenit, klubit të tij aktual.

-->