Ndeshje direkte për vendin e parë – publikohen formacionet zyrtare të derbit: Drita-Ballkani

Futboll 26 Shkurt 2022 12:14

Xhiro e 22-të në BKT Superligën e Kosovës fillon sot me dy ndeshje fantastike që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme, por edhe në përgjithësi e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Ballkanit.

Dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit dhe përballja e tyre në Gjilan pritet të jetë shumë interesante.

Drita zë vendin e tretë në tabelë me 41 pikë të grumbulluara, vetëm një më pak se Gjilani dhe Ballkani që ndajnë pozitën e parë.

Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu i vendasve dhe Ilir Daja i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Barshoku, Broja, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski.

Ballkani:Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As. Thaqi, Kuc, Krasniqi, Gripshi, Korenica, Hofman, Baftiu.

-->