Ndeshje dramatike në “Minatori”, Trepça mposht Pejën

Basketboll 30 Janar 2021 19:10

Trepça ka marrë edhe fitoren e radhës. Skuadra mitrovicase ka triumfuar në palestrën “Minatori” kundër Pejës me rezultat 110:91.

Çereku i fundit ishte vendimtar, në ato dhjetë minuta vendasit fituan 28-14 për të arritur edhe triumfin.

Drilon Hajrizi dhe Ivan Koljevic ishin fantastik në këtë ndeshje duke shënuar 55 pikë (gjysmën e totalit) së bashku.

Në anën tjetër tek Peja munguan Mekaj dhe Berisha.

-->