Ndeshje e çmendur në ‘Diego Armando Maradona’, shënohen katër gola në 33 minutat e para

Futboll 09 Dhjetor 2021 19:30

Është zhbllokuar rezultati në stadiumin “Diego Armando Maradona”, aty ku janë shlnuar katër gola brenda 33 minutave.

Skuadra italiane Napoli kaloi në epërsi prej 2:0 në ndeshjen kundër Leicester Cityt, me golat e Ounas dhe Elmas.

Por kundërpërgjigja nga Leicester nuk vonoi.

Evans në minutën e 27’të ngushtoi avantazhin në 2-1, kurse Dewsbury-Hall vetëm pesë minuta më pas me një goditje të bukur nga distanca barazoi rezultatin.

-->