Ndeshje e “çmendur”, për 12 minuta shënohen katër gola

Futboll 17 Prill 2019 21:17

Manchester City dhe Tottenham janë duke zhvilluar një ndeshje të “çmendur” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Brenda 12 minutave lojë janë shënuar katër gola, raporton Insporti.com.

City kaloi në epërsi në minutën e katërt pas golit të Raheem Sterling, por Spurs ka reaguar për mrekulli duke shënuar dy gola të shpejtë.

 

Jug-koreani Heung Min-Son shënoi të dy golat, të parin e shënoi në minutën e shtatë, ndërsa të dytin në minutën e dhjetë për rezultatin 2:1, raporton Insporti.com.

Por, futbollistët e Pep Guardiolës barazuan shpejtë rezultat në 2:2, përmes mesfushorit portugez, Bernardo Silva.

Tashmë, rezultati i përgjithshëm është 3:2, në të mirë të Tottenham. /Insporti.com/

-->