Ndeshje historike për vashat e Mitrovicës, vetëm një pikë larg kualifikimit

Futboll 13 Gusht 2019 12:30

Skuadra e vashave të Mitrovicës në futboll, është pranë historisë në futbollin kosovar të femrave.

KFF Mitrovica ka pasur një rrugëtim mjaft të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, dhe sot ato mund ta fusin në histori pjesëmarrjen e tyre.

Vashat kosovare nga qyteti verior janë vetëm një pikë larg arritjes së fazës nokaut, në Ligën e Kampionëve.

Në rast se arrijnë të marrin këtë pikë të vlefshme, ato do të jenë në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë.

Sot, vashat e Mitrovicës përballen me Breznica Pljevlja nga Mali i Zi, në një ndeshje vendimtare, në Nikshiq.

Ndeshja mes KFF Mitrovica dhe Breznica Pljevlja fillon në ora 17:30.