Ndeshje në ditën e parë të vitit, këto tri përballje zhvillohen sot në Premierligë

Futboll 01 Janar 2019 12:25

Premierliga angleze do të vazhdojë sot, 1 janar, me ndeshjet e para të xhiros së 21-të.

Në pasditen e sotme në kampionatin anglez do të zhvillohen tri takimet e para të vitit, transmeton Insporti

Ndeshje  parë për këtë vit do të jetë ajo në mes të Evertonit e Leicester Cityt, që luhet me fillim nga ora 13:30.

Kurse, më pas do të zhvillohen edhe dy takime tjera: Arsenal – Fulham me fillim nga ora 16:00 në “Emirates”, si dhe Cardiff City – Tottenham Hotspur me fillim nga ora 18:30.

Nesër zhvillohen 6 përballje tjera, kurse super ndeshja e kësaj xhiroje, dhe ndoshta ndeshja më vendimtare e sezonit, do të jetë ajo e 3 janarit (e enjte), në mes të Manchester Cityt e Liverpoolit. /Insporti.com