Ndeshje të forta na presin në Ferizaj e Vushtrri

Hendboll 25 Maj 2019 13:30

Dy qytetet me traditë të pasur të hendbollit, Ferizaj e Vushtrria, sot do të jetojnë me sportin.

Në Ferizaj nga ora 18:00 spektakli është i garantuar.

Në arenë dalin hendbollistët më të mirë të vendit për ndeshjen e dytë finale të plejofit mes Kastriotit e Besa Famgasit.

Ndeshje e bukur e cilësore na pret edhe në Vushtrri nga ora 17:00 në mes të hendbollisteve të Vushtrrisë dhe Istogut, poashtu në ndeshjen e dytë finale.

Me shume shikues, ndeshjet fitojnë në madhështi. Pra le të mbushen palestrat me adhurues të hendbollit e sportit.