Ndeshjet e Euroligës, Armani Milan fiton derbin ndaj Panathinaikosit (VIDEO)
Basketboll
18 Tetor 2019
09:21

Në derbin e mbrëmshëm në Euroligë, Armani Milan, ka arritur që të mposhtë Panathinaikosin, me rezultatin 79-78.
Veterani Scola po vazhdon me formën e mirë, teksa këtë herë realizoi 17 pikë dhe 9 kërcime, kurse për vendësit më efikasi ishte Calathes me 23 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë për italianët derisa kanë edhe një humbje, kurse për grekët ishte humbja e dytë radhazi pas fitores në xhiron e parë./Insporti.com
Përveç këtij takimi, u zhvilluan edhe disa të tjerë ku u arritën këto rezultate:
CSKA Moska – Khimki 99-86
Zalgiris – Real Madrid 86-73
Fenerbahce – Saski Baskonia 87-80
Bayern Munchen – Asvel 104-63
Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda 84-69.
Në vazhdim ju sjellim momentet më të mira të natës së mbrëmshme.