Ndeshjet e fundit në Serie A vendoset kush qëndron në ligë, Genoa apo Lecce

Futboll 02 Gusht 2020 13:38

Genoa apo Lecce? Kush do të mbetet në Serie A për edicionin e ardhshëm? Gjithçka vendoset sonte

onte luhen pesë ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A, sezon në të cilin Juventus është shpallur skuadër kampione.

Derisa për garat evropiane është vendosur gjithçka, sonte në Itali luhet për fundin e tabelës, saktësisht për skuadrën që qëndron në ligë.

Genoa dhe Lecce janë dy skuadrat që rrezikojnë të shkojnë në Serie B.

Genoa ka fatin në duart e veta, pasi qëndron me një pikë më shumë sesa Lecce. Një fitore e tyre kundër Verona do të bënte që Lecce të mbetet jashtë Serie A në çdo rezultat tjetër.

Kurse, Lecce synon tri pikët kundër Parma, me shpresën se Verona e Juric do të ndalë Genoan.

Mbetet të shihet se si do të jenë rezultatet sonte, për të parë kush mbetet në Serie A dhe kush bie në Serie B.

-->