Ndëshkohet me të kuq dhe vazhdon të sulmojë një lojtar kundërshtar

Futboll 05 Gusht 2018 10:45

Një incident i rrallë ka ndodhur në një ndeshje në Paraguai ku një futbollist është ndëshkuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.

Mirëpo, ai nuk u ndal me kaq, por sulmoi edhe një futbollist kundërshtar para se të braktiste fushën e lojës.

Insporti raporton se fjala është për Arnaldo Recalden e ekipit Sol de America, i cili humbi toruan pikërisht në ndeshjen e ekipit të tij me rivalin Cerro Porteo.

Pamjet nga takimi u shpërndanë shumë shpejt në internet dhe ato mund ti shihni këtu.

 

-->