Ndezja e fishekzjarreve dhe hedhja e gjësendeve në fushë, Komisioni Disiplinor merr këtë vendim për FC Prishtinën

Futboll 22 Shkurt 2022 16:16

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga Prishtina pas hapjes së procedurës disiplinore për lëshim në organizim në takimin me Ballkanin.

Sipas njoftimit, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta.

Hapje e procedurës disiplinore:

“FC ”Prishtina ”.  Lëshim në organizimin e ndeshjes: Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Prishtina- Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga përfaqësusesi për siguri i FC “Prishtina”, datë 24.02.2022 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Ballkani e kishte fituar në fund takimin 0:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë kundër kampionëve në fuqi të Kosovës, Prishtinës.

/Insporti.com

-->