“Ndikuan banderolat e kuqe” – arsyetimi qesharak për formën e dobët në shtëpi të Manchester United

Futboll 14 Prill 2021 18:41

Manchester United ndodhet në vendin e dytë në Premier Ligën angleze, por ka pak mundësi që të arrijë rivalët e qytetit, Manchester Cityn të cilët kanë 11 pikë më shumë, raporton Insporti.

Teksa si mysafir, United nuk kanë asnjë humbje këtë sezon, forma në “Old Trafford” nuk ka qenë më e mira.

Lidhur me këtë, trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë një arsyetim interesant, duke thënë se banderolat në stadium kanë ndikuar negativisht tek lojtarët.

“Disa nga lojtarët kanë përmendur që në sekondin që duhet të vendosin çfarë të bëjnë, janë shpërqëndruar nga banderolat e kuqe të vendosura në tribuna” – deklaroi ai.

Kjo ka bërë që United të vendos që të ndryshojë banderolat në “Old Trafford”./Insporti.com/

-->