Ndodh befasia e madhe në F1 – Gasly triumfon në Monza

Formula 1 06 Shtator 2020 18:04

Çmim i Madh i Monzas ka qenë i pabesueshëm. Dukej nisje, shumë tërheqje dhe një podium i papritur.

Ka qenë Pierre Gasly shoferi që ka triumfuar në Monza.

Shoferi i Alpha Tauri, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga ndalesa e Magnussen dhe aksidenti i Leclerc, ka marrë vendin e parë për herën e parë në karrierë.

Pas tij është renditur Carlos Saint, autor i një gare të madhe nga fillimi me një super parakalim nga Bottas.


Vendi i tretë është marrë nga Lance Stroll. Hamiltoni e ka mbyllur garën në vendin e shtatë pas një penalizimi.

“Sinqerisht, është e pabesueshme. Nuk jam i sigurt nëse po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur, ishte realisht një garë e çmendur”, ka thënë Gasly, pas përfundimit të garës.

-->