Ndodh e papritura, media italiane “largon” Ronaldon nga Juventusi
Futboll
11 Nëntor 2019
23:38

Cristiano Ronaldo është duke kaluar një moment tejet aspak të mirë me skuadrën e Juventusit.
Marrëdhëniet me trajnerin Maurizio Sarri duket se janë prishur dhe kjo mund të largojë portugezin nga Torino.
Manchester United po mendon të bëjë çmendurinë e radhës në merkaton e verës.
Sipas asaj që raporton Calciomercato.com, klubi anglez është gati ta rikthejë portugezin në “Old Trafford”.
Reagimi i portugezit, i cili shprehi pakënaqësi për zëvendësimin, ka bërë që drejtuesit e “Djajve të Kuq” të përfitojnë nga situata mes tij dhe Juventusit.
Luzitani nuk e ka mohuar asnjëherë një rikthim në vendin ku edhe tregoi potencialin e madh të tij.