Tjetër incident në tenis: “Ku…ë, u përpoqe të më godisje” (VIDEO)

Tenis 03 Tetor 2018 15:07

Tenisi i femrave nuk po kalon një moment të qetë.

Pas incidentit që tenistja Serena Williams pati me gjyqtarin në finalen e US Open, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në turneun e Pekinit.

Protagoniste janë tenistja amerikane Sloane Stephens dhe ajo ruse Anastasia Pavluchenkova, që patën një debat të ashpër në fushë.

Për pak sa dy tenistet nuk u kapën me duar, por në ato momente ndërhyri gjyqtarja e takimit, që u fut në mes dy tenisteve, duke evituar kontaktin fizik.

Gjithçka lindi pas një shkëmbimi të topave gjatë lojës në setin e tretë, kur rusja goditi topin në adresë të trupit të amerikanes, që u mbrojt mirë, duke evituar goditjen në fytyrë.

Jo vetëm kaq, por Stephens e kaloi topin në fushën kundërshtare dhe fitoi pikën. Por në momentin që tenistet ndërruan fushën, Stephens shkarkoi gjithë inatin e saj, duke akuzuar rivalen ruse: “Kurvë, u përpoqe të më godisje”, duke nisur kështu sherrin.

Sloante Stephens fitoi në fund 2-1 ndaj ruses Anastasia Pavluchenkova.