Ndodh edhe kjo, përndiqet gjyqtari nga fusha (Video)

Tokio2020 20 Mars 2018 14:16

Gjyqtari rumun Vlad Iordachescu dhe dy asistentët e tij, ishin përndjekur në ndeshjen e së dielës, nga lojtarët e Përfaqësueses së Spanjës në ragbi.

E gjitha kjo skenë, ndodhi pas fitores kontroverse të Belgjikës ndaj Spanjës me rezultat 18-10, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Ragbi, i cili mbahet nga 20 shtatori deri më 2 nëntor të vitit 2019 në Japoni.

Me këtë humbje nga Belgjika, Përfaqësuesja e Spanjës në ragbi, humb gjasat për t’u kualifikuar dhe nga nervozizmi i madh i lojtarëve spanjoll me gjyqtarin rumun, të cilin e fajësuan për disa gjykime të dyshimta, ata sulmuan duke e përndjekur jashtë fushës.

Dyshimi mbi gjyqtarin rumun bie edhe për shkak të faktit se, me këtë humbje dhe eliminim të Spanjës, përfaqësuesja e cila përfitoi në këtë rast duke u kualifikuar në Botërorin e Ragbit “Japonia 2019”, është Rumania, prej nga edhe është gjyqtari Vlad Iordachescu.

Në fakt spanjollët edhe para caktimit të këtij gjyqtari për këtë ndeshje, kishin kërkuar që ky të ndërrohej me ndonjë tjetër, pikërisht për shkak të prejardhjes së tij, që lidhej direkt me kualifikimin e Spanjës apo Rumanisë, në rast se do mposhteshin spanjollët.

Iordachescu ishte caktuar nga organi i Ragbi të Evropës, për dallim që këtë vendim, për caktimin ose jo të tij, do të duhej ta merrte ai i Ragbi të Botës, për shkak se bëhej fjalë për kualifikime për një Kampionat Botëror. /Insporti.com

-->