Ndodh rrallë, por ja çfarë thotë Ronaldo për Messin

Futboll 13 Gusht 2019 18:58

Për rivalitetin e madh ndërmjet dy futbollistëve më të mirë në dekadën e fundit, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi dihet që moti, ndërsa të dy kanë zgjedhur që shumë rrallë të flasin për njëri-tjetrin.

Në secilën nga deklaratat e tyre, dyshja janë treguar gjithmonë të matur, duke mos nënvlerësuar njëri tjetrin.

Megjithatë, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë disa komente lidhur me ‘rivalin’ e tij. Një deklaratë e tillë ishte edhe e fundit nga Ronaldo, ku ka cilësuar Messin si lojtar të jashtëzakonshëm.

“Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai do të mbahet mend jo vetëm për ‘Topat e Artë’, por për atë se si u ngrit secilin sezon, njësoj si unë” citohet të ketë thënë Ronaldo, nga ‘Squawka’.

Dyshja po përgatiten për fillimin e edicionit të ri, me Messin që pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të La Liga, për shkak të një lëndimi.

-->